Botë

Të gjithë policët në Akapulko janë çarmatosur për shkak të dyshimit se kanë punuar për kartelet

26.09.2018 12:04

Autoritetet meksikane i çarmatosën të gjithë policët në qytetin Akapulko për shkak të dyshimit se në polici janë inflirtuar pjesëtarë të karteleve lokale të drogës...

Është urdhëruar edhe arrestim i dy komandantëve të lartë të policisë nga Akapulko për shkak të dyshimit se kishin marrë pjesë në vrasje.

"Ekziston dyshim se në forcat policore veprojnë grupe kriminale dhe se kjo solli deri në mos aktivitet të plotë në luftën kundër krimit", kumtuan autoritet meksikane.

Si masë e përkohshme, në qytetin bregdetar të njohur për nga shkalla e lartë e vrasjeve do të shpërndahen ushtarë dhe marinsa, të cilët do të kujdesen për sigurinë. Policët e deritanishëm, të cilëve iu janë marrë armët dhe pajisjet, do të merren në pyetje dhe do të hetohen lidhjet e tyre kriminale eventuale.