Botë

Roja bregdetare turke shpëtoi 46 emigrantë nga varka e cila ka filluar të fundoset

26.09.2018 12:57

Ekipe të rojës bregdetare turke kanë shpëtuar 46 emigrantë, mes tyre edhe 12 fëmijë...

Ekipe të rojës bregdetare turke kanë shpëtuar 46 emigrantë, mes tyre edhe 12 fëmijë, nga varka e cila ka filluar të fundoset në det në afërsi të pushimores Kushadasi, kumtoi televizioni turk Si-En-En-Turk.

Emigrantët kanë tentuar të mbërrijnë nga Kushadasi deri te ishulli grek Samos.

Roja bregdetare turke e ka vërejtur varkën që fundosej mbrëmë vonë..Të gjithë emigrantët në varkë janë shpëtuar.

Emigrantët ilegalë janë angolezë, ganezë, palestinezë, kongolezë dhe senegalezë.