Maqedoni

Tscipras: Po i vjen fundi kontestit pothuajse tre dekadësh

26.09.2018 13:40

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, ka deklaruar se nëse ka vullnet, mund të tejkalohen edhe çështjet e nxehta që me dekada nxisnin hasmëri mes popujve të Ballkanit....

Duke folur në samitin vjetor "Konkordia" në Nju-Jork, kryeministri grek tha se Marrëveshja e Prespës tregoi pikërisht se kur ka vullnet politik, gjendet zgjidhje për kontestet e mëdha, duke respektuar njëkohësisht edhe historinë edhe popuj e të dy vendeve. 
 
"Kemi ndërmarrë iniciativa të rëndësishme që Ballkanin ta bëjmë pjesë stabile, të sigurt dhe me prosperitet të Evropës. Pamë se ekziston dritare e mundësive që të tejkalohet një çështje që ishte gjemb për Greqinë dhe Evropën pothuaj tre dekada. Çështja me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është pranë fundit. Me respektimin e historisë sonë dhe me respektimin e popujve tanë”,- u shpreh kryeministri i Greqisë, Aleksis Tcipras.