Maqedoni

Likovë, faza e dytë e rregullimit të shtratit të lumit

26.09.2018 15:02

Në Likovë, u përurua faza e dytë e punimeve rreth ndërtimit të shtratit të lumit, me një gjatësi rreth 390 metra...

Në Likovë, u përurua faza e dytë e punimeve rreth ndërtimit të shtratit të lumit, me një gjatësi rreth 390 metra, investim ky që kap shumën prej rreth 200 mijë dollarë. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet UNDP-së me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe komunën e Likovës.
 
“Ne shohim potencial të madh në komunën e Likovës, por për ta shfrytëzuar këtë potencial duhet të ketë edhe siguri. Me këtë projekt shohim sidomos siguri për qytetarët prej vërshimeve potenciale, prandaj jemi të kënaqur me rezultatet e këtij projekti”,- tha Louisa Vinton nga UNDP.
 
“Përurojmë një ndër projektet kapitale që po realizohen në komunën tonë, mjetet kanë qenë të siguruara nga UNDP dhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Projekti kap vlerën prej rreth 200 mijë dollarë, ky realizim ka një kuptim të mirëfilltë dhe se do të jetë me perspektivë në të ardhmen”,- theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
“Është kënaqësi e veçantë që të krijosh infrastrukturë për qytetarët e këtij vendi, ka qenë e pamundur të bëhet pa bashkëpunimin mes Ministrisë së Ambientit Jetësor, UNDP-në dhe pushtetit lokal”,- deklaroi ministri i ambientit dhe planifikimit hapsinor, Sadulla Duraku.
 
Nga UNDP thonë se projekte të këtilla në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë do të realizohen edhe në komuna tjera ku është e nevojshme.
 
FATLUM AQIFI