Maqedoni
Biznesi dhe pengesat për biznesbërje, odat ekonomike identifikojnë 150 sfida
26.09.2018 15:42
Katër odat ekonomike, Masit, Oda Ekonomike e Maqedonisë...

Katër odat ekonomike, Masit, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike, kanë identifikuar 150 sfidat që e pengojnë zhvillimin e biznesit në vend. Ata kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me qeverinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kapërcehen sfidat.
“Po i shqyrtojmë temat lidhur me tatimet dhe kuadrot. Po diskutojmë me kompanitë, këtu kemi edhe një ekspert të huaj, se si do të vijmë te përmirësimi i klimës së biznesit nëpërmjet reformave tatimore dhe në fazën e dytë, si ajo reformë do të kontribuojë për më shumë kuadro dhe si t’i mbajmë kuadrot në Maqedoni”,- tha Anita Nikova-Bundovksi nga “Masit”.
“Sektori IT është kyç për industrinë në përgjithësi, prandaj i jepen edhe beneficione dhe përkrahje. Është mirë t’u jepen beneficione dhe lehtësime tatimore edhe kompanive edhe individëve që punojnë në industrinë IT. Theks i veçantë duhet vendosur edhe te bashkëpunimi ndërmjet kompanive dhe institucioneve arsimore për kuadrin e nevojshëm”,- tha eksperti nga Rumania, Kristijan Badel.
Pjesë e projektit “Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit”, të organizuar nga USAID, është edhe portali biznesrregullativa.mk, që ka për qëllim përmirësimin e komunikimit ndërmjet odave ekonomike, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
GYLTENE SINANI
