Botë

Itali, gjenden në garazh 1100 kg hashash dhe 6500 euro

26.09.2018 16:17

Policia italiane ka ekzekutuar një mega sekuestrim droge në një garazh në qytetin e Milanos....

Brenda garazhit janë gjetur 1100 kg hashash, një instrument lokalizimi i përdoruar për mjete lundruese, 550 gramë kokainë dhe 6500 euro kesh.
 
Në pranga është vënë një shtetas italian 42 vjeç. 
 
Droga ishte e fshehur pas një muri i ndërtuar ekas brenda garazhdit.
 
Policia italiane ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të 42 vjeçarit italian të arrestuar./Ora News