Maqedoni
“Bojkotoj”: Mund të na arrestojnë, por jo edhe në ta mposhtin
26.09.2018 16:35
Nga “Bojkotoj” kanë akuzuar sot qeverinë se po përgatit arrestimin e kreut të këtij koalicioni...

Nga “Bojkotoj” kanë akuzuar sot qeverinë se po përgatit arrestimin e kreut të këtij koalicioni, kryetarin e partisë “Maqedonia e vetme”, Baçev. Nga kjo parti thonë se kanë dijeni se arrestimi do të bëhet menjëherë pas referendumit me arsyetimin për pjesëmarrjen e Baçevit në dhunën në kuvend.
“Skenari për arrestimin e Baçevit është në koordinim me pushtetin e Shkupit dhe pronarët e saj të huaj të njohur për opinionin. Veç më është menduar edhe arsyeja dhe teknologjia se si të realizohet ky operacion monstruoz pas referendumit. Arrestimi do të duhet të jetë kinse për përfshirjen e tij në ngjarjet e 27 prillit në kuvend. Nëpërmjet një dëshmitari të paramenduar të mbrojtur po skenohet përfshirja e kryetarit Baçev. Maqedonia e vetme erdhi deri tek të dhënat për dëshmitarin e mbrojtur C1 nga Prokuroria për Krim të Organizuar. E kemi të qartë se pse e bën këtë kjo qeveri marionete. E ftojmë të njëjtën të mos luaj me zjarr se mund të digjet. Mund të na ndjekin, përgjojnë, kërcënohen me arrestime, por nuk do të lejojmë të na mposhtin në betejën tonë, pasi referendumi nuk do të ketë sukses”,- tha nënkryetari i “Maqedonia e vetme”, Dragan Ugrinovski.
