Maqedoni
VMRO-DPMNE: shpallje për punësim të 34 ushtarëve partiakë
26.09.2018 16:45
VMRO akuzon për punësime joligjore në Regjistrin Qendror. Sipas opozitës, shpallja për punësimin e 34 personave është bërë sipas marrëveshjes kolektive....

VMRO akuzon për punësime joligjore në Regjistrin Qendror. Sipas opozitës, shpallja për punësimin e 34 personave është bërë sipas marrëveshjes kolektive, ndërkohë që punësohen administratorë për të cilët vlen tjetër ligj. Nga VMRO akuzojnë se në regjistrin qendror LSDM ka punësuar me procedurë të jashtëligjshme ushtarët partiakë.
“Më 9 gusht, Regjistri Qendror ka publikuar shpallje për punësim të 34 personave në procedurë jo të rregullt dhe të jashtëligjshme. Regjistri Qendror në përputhje me ligjin amë, procedurën për punësim do të duhet ta kryejë në përputhje me punësimet në sektorin publik dhe të administratorëve. Sipas statutit të këtij institucioni, të punësuarit në regjistrin qendror janë administratorë shtetërorë. A është e vërtetë se drejtoresha e regjistrit qendror ka miratuar marrëveshje kolektive ku ka zbatuar dispozita nga Ligji për marrëdhënie pune dhe ka publikuar shpalljen për ushtarët e rinj partiak të LSDM-së. Ajo ka kryer punësime të jashtëligjshme, duke vënë marrëveshjen kolektive mbi ligjin. Punësimet e tilla janë pjesë e fushatës së LSDM-së për partizimin e institucioneve të sektorit publik. A është kjo një vlerë europiane që ofron LSDM?”,- theksoi Nevenka Stamenkovska nga VMRO–DPMNE.
