Nikollovski: Qeveria përgatitet për falsifikim të rezultateve

26.09.2018 17:09

VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdoi akuzat ndaj Qeverisë për fshehje të amendamenteve kushtetuese....

VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdoi akuzat ndaj Qeverisë për fshehje të amendamenteve kushtetuese. Nënkryetari i Selisë së Bardhë,  Aleksandër Nikollovski, në takimin e djeshëm me qytetarët e komunës Qendër dhe Sopishte, akuzoi madje qeverinë se po përgatitet për  falsifikim të rezultateve të referendumit.

“Qeveria po i ikën debatit për përmbajtjen e Marrëveshjes, sepse në këtë Marrëveshje nuk është ruajtur as emri i Maqedonisë e as identiteti nacional i maqedonasve, e ndërsa nga ana tjetër nuk kemi kurrfarë garancie për integrim të vendit në BE dhe NATO. Të njëjtit nuk i bëjnë publike amendamentet në ndryshimet Kushtetuese, edhe pse ato janë thelbi dhe zemra e Marrëveshjes. Po ju bëhet presion i madh administratës shtetërore dhe bizneseve private, presion që sa vjen e shtohet, por që po has në kundërshtimin  gjithnjë e më të fuqishëm të qytetarëve. Dhe e fundit,  Qeveria po përgatit  falsifikim të procesit në ditën e votimit, por edhe ai nuk do të kalojë, duke marrë parasysh faktin se  qytetarët masovikisht janë duke i mobilizuar dhe çdo lloj përpjekje apo dëshirë për t’i falsifikuar rezultatet, do ta ketë përpara kundërshtimin masovik të qytetarëve”,- deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.