Maqedoni

Zaev: NATO nënkupton stabilitet, BE nënkupton mirëqenie

26.09.2018 17:23

Kryeministri Zaev tha mbrëmë se anëtarësimi në NATO i sjell vendit stabilitet, e ai në BE mirëqenie qytetarëve....

Sipas tij, është koha për ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë, pa konflikte ndëretnike e me ekonomi të zhvilluar. 
 
“Një përfitim të madh e kemi menjëherë pas referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese, e ajo është që fillon procesi i verifikimit të kësaj marrëveshje në Parlamentet e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s, e cila është faza protokollare për anëtarësim në NATO. Kjo do të thotë që ne në fillim të muajit shkurt ulemi si anëtare e NATO-s dhe vendosim bashkërisht me vendet anëtare. NATO nënkupton stabilitet shekullore dhe asnjëherë më në jetë mos të kemi luftë, dhe mos t’i përsëris tani faktet e vitit 2001, kur është dashur t’i lëshojmë fëmijët tanë në vijat e luftimeve. Buxheti i NATO-s është me miliarda euro, ndërsa ne si anëtare kemi të drejtë që produktet tona t’i dërgojmë atje, dhe e gjithë kjo do ta rrisë standardin jetësor të qytetarëve këtu në Maqedoni, e kjo mundësi nuk është pas 10 apo 20 viteve, sepse tani prej me datë 1 tetor fillon skriningu me NATO-n, ndërsa me Bashkimin Europian që nga 27 shtatori”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.