Filloi votimi për pyetjen e referendumit, votuan 104 anëtarët e këshillave të diasporës

26.09.2018 17:59

Anëtarët e Këshillave Zgjedhorë të diasporës janë të parët që votuan për pyetjen e referendumit.....

Anëtarët e Këshillave Zgjedhorë të diasporës janë të parët që votuan për pyetjen e referendumit.

“Gjithsej 104 votues, anëtarë të KShZ-së, të cilët do të realizojnë votimin në diasporë e që janë regjistruar në regjistrin e votuesve, patën mundësi për të votuar në vendvotimin 50-50 këtu në hapësirat e KShZ-së”,- tha Ljupka Guguçevska nga KShZ.

Sipas procedurës, anëtarët e përfaqësive diplomatike-konsulare tashmë janë të lirë për të vëzhguar të shtunën procesin e votimit të referendumit në diasporë.

 “Më 29 shtator anëtarët do të realizojnë votimin e referendumin në gjithsej 33 përfaqësi diplomatike-konsulare, ku janë paraqitur gjithsej 2.694 qytetarë”,- tha Ljupka Guguçevska nga KShZ.

Prej 2.694  qytetarëve të paraqitur në diasporë, më shumë interesim për votim ka në Bern, ku janë paraqitur 321 votues, 264 në Venecia, 217 në Lubjanë, në Vjenë dhe Tornoto 151, ndërsa më pak qytetarë për votim janë paraqitur në Budapest, 10, në Stamboll 13, Bukuresht 14 dhe në Athinë 15. KShZ rikujton mërgimtarët se të drejtën e tyre të votimit mund të realizojnë vetëm në përfaqësitë diplomatike-konsulare, ku janë paraqitur më herët dhe jo në vendlindje. Më 29 shtator votojnë edhe personat e sëmurë, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak. Referendumin do të vëzhgojnë 11907 vëzhgues nga 10 organizata vendase, 493 organizata ndërkombëtare, 194 përkthyes dhe 83 gazetarë të huaj. (Rexhep Qamili, TVM2)

KShZ: Më shumë të paraqitur për votim në Diasporë:

Bern                                     321 shtetas

Venecia                                264 shtetas

Lubjanë                               217 shtetas

Vjenë dhe Toronto              151 shtetas

KShZ: Më pak të paraqitur për votim në Diasporë:

Budapest                           10 shtetas

Stamboll                            13 shtetas

Bukuresht                         14 shtetas

Athinë                              15 shtetas