AEROPORTI I SHKUPIT

Kamera termike në aeroportin e Shkupit

09.08.2014 19:00

Në Aeroportin “Aleksandi i Madh” janë vendosur sot kamera termike, të cilat janë pjesë e masave për parandalimin e virusit Ebola.......

Në Aeroportin “Aleksandi i Madh” janë vendosur sot kamera termike, të cilat janë pjesë e masave për parandalimin e virusit Ebola.

Kamerat do të monitorojnë 24 orë për të pikasur personat që mund të jenë potencialisht të prekur nga virusi.

Nëse kamerat vërtetojnë se ndonjëri mund të ketë shenja të virusit, ai mund të izolohet dhe t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Së fundi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka shtuar masat për parandalimin e virusit, ndërkohë që edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dërguar një shkresë Maqedonisë në të cilën kërkon masa të rrepta për parandalimin e virusit.

Njëherit kjo organizatë ka bërë të ditur se virusi Ebola është përhapur në Guinea, Sierra Leone, Liberi dhe Nigeri, dhe deri tani janë prekur 1 mijë e 779 persona, prej të cilëve 961 kanë vdekur.