Ligji për përmbarues, qeveria miratoi ndryshimet, ulen shpenzimet

26.09.2018 19:26

Qeveria miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit të noterëve dhe të përmbaruesve....

Qeveria miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit të noterëve dhe të përmbaruesve me anë të së cilës në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve tek përmbaruesit dhe noterët.

“Shpenzimet për shërbimet noteriale dhe të përmbaruesve ulen nga 50 deri në 90 për qind, ndërsa 16 zëra të ndryshëm me tarifën e re do të shfuqizohen. Kjo do të thotë harxhime më të ulëta për qytetarët të cilët përballen me procedurat para noterëve dhe përmbaruesve, dhe sidomos për qytetarët më të varfër të cilët nuk mund të paguajnë faturat e tyre të shërbimeve komunale ose kanë marrë kredi konsumatore. Me anë të kësaj është arritur një tjetër masë e rëndësishme e fushatës parazgjedhore të LSDM-së dhe nga programi për punë të Qeverisë – lehtësim të jetesës së të gjithë qytetarëve në vend dhe zvogëlim të shpenzimeve. Shpenzimet të cilat i paguajnë qytetarët duhet të zvogëlohen dhe të jenë mirë të menduar dhe jo enorme,  vetëm në atë  mënyrë do të ndërtojmë një shoqëri të drejtë”,- u tha nga LSDM.