Infrastruktura në Shkup, ndërtimi i bulevardit të ri në Butel dhe Shutkë
Ka filluar ndërtimi i bulevardit të ri, që lidh komunat Butel me Shuto Orizaren.....

Ka filluar ndërtimi i bulevardit të ri, që lidh komunat Butel me Shuto Orizaren. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se ndërtimi i bulevardit që do të kushtojë rreth 150 milion denarë, është një ndër prioritet e qytetit dhe dy komunave për qytetarët e të cilave do të lehtësohet ndjeshëm qarkullimi.
“Rruga ekzistuese "Bosnja dhe Hercegovina" është ndërtuar para 40 viteve, asfalti nuk është zëvendësuar dhe gjerësia është vetëm 7 metra, dhe ajo do të bëhet një bulevard i ri modern. Ndërtimi i Bulevardit "Bosnja dhe Hercegovina” ishte një nga prioritetet tona për shkak të çarjeve në sipërfaqen e rrugës dhe dëmtimeve, por edhe për shkak se ajo është një autostradë e madhe urbane që lidh komunat Butel dhe Shuto Orizare. Ky bulevard do të jetë rreth 1400 metra i gjatë dhe 40 metra i gjerë, do të ketë 3 korsi në të dy drejtimet, 5 metra shirit të gjelbër në mes, gjelbërim anash, si dhe korsi për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët”,- theksoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
