Fati i pastorit amerikan, Erdogan: drejtësia është e pavarur, ajo vendos
26.09.2018 20:07
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se fatin e pastorit amerikan....

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se fatin e pastorit amerikan, i cili është arrestuar mbi akuza për terrorizëm, duke tronditur marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, do ta përcaktojnë gjykatat turke dhe jo politikanët.
Në një intervistë për “Reuters”, Erdogan tha se Brunson është arrestuar mbi akuza për terrorizëm. Më 12 tetor do të ketë një tjetër seancë dëgjimore, por ne nuk e dimë se çfarë do të vendosë gjykata. Politikanët nuk mund të flasin fare mbi verdiktin. Si president nuk kam asnjë të drejtë për të urdhëruar lirimin e tij.
