Shqipëria do ta rritë natalitetin me kompensim të lartë në para
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka folur për risitë në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm...

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka folur për risitë në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm ku e vuri theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.
Siç njoftojnë mediat shqiptare, teksa aktualisht ky bonus është 5.000 lekë, Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40.000 lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80.000 lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120.000 lekë.
Rama sqaroi edhe rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, por edhe trinjakë.
Në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80.000 lekë. Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë./mia
