SHBA dërguan bombardues të rëndë në Detin Kinez Jugor
Armata amerikane ka dërguar bombardues të tipit B-52 në Detin Kinez Jugor, me qëllim, siç kumtoi Pentagoni...

Armata amerikane ka dërguar bombardues të tipit B-52 në Detin Kinez Jugor, me qëllim, siç kumtoi Pentagoni, të përmirësohet bashkëpunimi me aleatët dhje partnerët në rajon.
Hapin e këtillë të Uashingtonit, analistët e vlerësojnë si mesazh të dërguar drejt Kinës, e cila ka konteste territoriale në ujërat e këtij deti me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë dhe gjithsesi Tajvanin.
Kina para do kohe e refuzoi kërkesën amerikane që anija e tyre ushtarake të ankorohen në Hong-Kong, që u ndërlidh në nivelin e lartë të tensioneve midis të dyja vendeve.
SHBA-ja e kritikojnë Kinën për ndërtimin e ishujve artificialë në Detin Kinez Jugor, ku pastaj ndërton baza detare dhe ajrore. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Metis deklaroi se, të mos ishin ato ishuj, fluturimet e bombarduesve amerikanë do të konsideroheshin si punë rutinore./mia
