EBOLA

OBSH përpjekje për të ndihmuar vendet e prekur nga ebola

09.08.2014 19:06

Virusi vdekjeprures ebola i përhapur në tre shtetet afrikane Liberi, Guine dhe Siera Leona kanë po krijojnë pakinë në mbarë botën pasi virusi përhapet shumë lehtë ndërsa ende nuk ka një vaksinë të provuar që do të parandalonte përhapjen e këtij virusi.........

Virusi vdekjeprures ebola i përhapur në tre shtetet afrikane Liberi, Guine dhe Siera Leona kanë po krijojnë pakinë në mbarë botën pasi virusi përhapet shumë lehtë ndërsa ende nuk ka një vaksinë të provuar që do të parandalonte përhapjen e këtij virusi. Barierat e vetme për momentin janë kontrollet nëpër auroporte dhe karantinat. 

Dy mjekë amerikanë, të cilët janë të angazhuar për të ndihmuar pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës ebola, në Liberi, kanë pranuar tre epruveta nga serumi eksperimental të mbajtura si secret i lartë, të cilat janë dërguar me aeroplan në Liberi, si përpjekje e fundit eksperimentale.

Ndjehemi më mirë kur shohim se po u ec mirë. Ende jemi në fillimet e hulumtimit. Përpjekjet e radhës janë në njeri të paralajmëruara për vitin e ardhëshëm.

Numri I të vdekurve dhe të infektuarve në Liberi, Guine dhe Siera Leona po rritet dita ditës. Të infektuarit kërkojnë ndihmë për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Më panë me ethe dhe thanë: sigurt ka ebole. Vendoseni te të tjerët në karantinë. Nëse nuk kam ebolë, do të infektohem vetëm për atë që jam bashkë me ta.

Autoritet amerikane e kufizojën qasjen deri te serumi pasi ende është në fazë eksperimentale dhe potencialisht i rrezikshëm. 

Autoritet nga Organizata Botërore  e Shëndetësisë janë optimist se vaksina kundër ebolës e cila po përpunohet në Britani mund të lëshohet në përdorim gjatë vitit 2015.(Shpëtim Nuredini, TVM2)