Borë në Greqi, mali Olimp mbulohet nga shtresa e bardhë

27.09.2018 17:59

Bora nuk është fenomen i jashtëzakonshëm për shumë vise të Greqisë....

Bora nuk është fenomen i jashtëzakonshëm për shumë vise të Greqisë, por bora në shtator mund të merret si fenomen i jashtëzakonshëm. Pamjet e malit të Olimpit të mbuluara nga bora, po bëjnë xhiron e botës.

Masa e ftohët që uli temperaturat në gjithë Ballkanin, solli edhe fundin e sezonit turistik veror në Greqi, që zakonisht vazhdon deri në mes të tetorit.

Por, temperaturat e ditës sot zbritën në 19 gradë mesatare dhe kjo zyrtarisht për turistët do të thotë se vera sivjet ka mbaruar.