Kongresi Botëror Maqedonas: Mos bini pre e presioneve, lërini bosh kutitë
Kongresi Botëror Maqedonas, pjesë e fushatës për bojkot të referendumit....

Kongresi Botëror Maqedonas, pjesë e fushatës për bojkot të referendumit, ftuan qytetarët që të mos kenë frikë, të mos bien pre e provokimeve më 30 shtator, t’i lënë bosh kutitë e votimit.
KBM prejudikon se do të ketë parregullsi dhe falsifikim të rezultateve të votimit dhe mbushje të kutive. Procesin e votimit KBM do ta ndjekë me 167 vëzhgues.
“Trupi koordinues kundër referendumit përsëri kërkon bojkot të pakushtëzuar të referendumit dhe mosdalje masive në ditën e votimit. Ne i inkurajojmë njerëzit të mos i nënshtrohen kërcënimeve dhe presionit nga qeveria. Zaev edhe një herë tregoi se për atë nuk ka rëndësi vota e qytetarëve. Pyetja është se pse në mënyrë ilegale shpenzon miliona euro nga buxheti dhe fondet publike për propagandë publike për një referendum, vendimi i të cilit nuk është i detyrueshëm. Dhe se përse i detyron qytetarët të votojnë kur rezultati është jodetyrues”,- deklaroi kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov. (Sedat Selimi, TVM2)
