Botë
48 të vdekur në fatkeqësi ajrore në Iran
10.08.2014 17:31
Një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar afër kryeqytetit iranjan Teheran...

Një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar afër kryeqytetit iranjan Teheran, me ç’rast kanë humbur jetën mbi 48 persona, përfshirë këtu edhe shtatë fëmijë dhe tet anëtarë të ekujpazhit.
Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se aeroplani ishte përplasur sot derisa ngritej në aeroportin Mehrabad, në perëndim të Teheranit.
Aeroplani i tipit Iran-140 ishte nisur për në qytetin lindor Tabas. Ky tip aeroplanësh, me 52 ulëse të udhëtarëve, prodhohet në Iran me teknologji të Ukrainës.
Në të kaluarën, në Iran ka ndodhur një varg i rrëzimit të aeroplanëve, ndërsa për këtë fajësohen aeroplanët e vjetër dhe mirëmbajtja e dobët.
