Zaev: “Po” për të ardhmen e të gjitha etniteteve
27.09.2018 18:59
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga përmendorja “Makedonium”...

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga përmendorja “Makedonium”, bëri thirrje për votë “pro” në referendum. “Makedoniumi” na përkujton se kombi maqedonas gjithmonë e ka bërë zgjidhjen e duhur.
“Në vitin 1903 me Kryengritjen e Ilindenit. Në vitin 1941, me luftën nacionalçlirimtare, më 8 shtator të vitit 1991, zëshëm sollëm vendim në referendum, për Republikë të Maqedonisë së lirë, të pavarur dhe sovrane. Më 30 shtator, secili prej nesh duhet të vendos tullë në ndërtimin e ardhmërisë së Maqedonisë më të mirë”, - tha Zaev, duke potencuar se ai do të votojë “pro” për të ardhmen e të gjitha etniteteve në vend”.
