Spasovski: MPB në gatishmëri për mbarëvajtjen e procesit

27.09.2018 19:15

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se strukturat e rendit janë në gatishmëri......

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se strukturat e rendit janë në gatishmëri për të siguruar që procesi i referendumit të rrjedhë i qetë. Spasovki u apelon qytetarëve që për çdo parregullsi apo presion ndaj të drejtës për të votuar, ta paraqesin rastin në polici.

“Policia e Maqedonisë është e gatshme për zhvillimin fer dhe demokratik të referendumit më 30 shtator. Absolutisht askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë procesin e referendumit dhe po qese ndodh çfarëdo qoftë ndodhie për rrezikimin e procesit të referendumit, u apeloj qytetarëve se për çfarëdo lloj presioni dhe nga kushdo qoftë, të paraqiten në Sektorin për Punë të Brendshme”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.