Avokati i Popullit: Lajmëroni çdo shkelje gjatë referendumit

27.09.2018 19:27

Avokati i Popullit përkujton se askush nuk guxon të pengojë qytetarët në realizimin e së drejtës së tyre....

Avokati i Popullit përkujton se askush nuk guxon të pengojë qytetarët në realizimin e së drejtës së tyre për të shprehur mendimin e lirë në referendumin e së dielës. Avokati i Popullit inkurajon qytetarët që të raportojnë çfarëdo lloj ndikimi eventual. Në zyrën e Avokatit të Popullit, të dielën, prej orës 7 deri në orën 18, do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore.

Gjithashtu do të jenë të hapura edhe 7  zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Avokati i Popullit  përkujton se realizimi i së drejtës së prononcimit të drejtpërdrejtë dhe deklarimi i qytetarëve lidhur me pyetjen në referendum, është detyrim qytetar përmes të cilit kontribuohet për të ardhmen në shoqëri.