KShZ: Të respektohet Ligji dhe Kodeksi i Referendumit
Komisioni Shtetëror Zgjedhor apelon tek të gjitha organet zgjedhore....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor apelon tek të gjitha organet zgjedhore, që përfshihen në procesin e organizimit dhe zbatimit të Referendumit 2018, që punën e tyre ta realizojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, në pajtim me procedurat ligjore.
Nga KShZ përkujtojnë se vëzhguesit e akredituar, gjatë kryerjes së vëzhgimit, janë të detyruar që të respektojnë rregullat dhe procedurën nga Kodeksi për vëzhgim të Referendumit 2018, të respektojë dispozitat me të cilat rregullohet procedura për zbatimin e referendumit, të mos jenë të anshëm në realizimin e detyrimeve të tyre, të mbajnë autorizime të lëshuara nga KShZ-ja si dhe konkludimet e tyre që t’i bazojnë në fakte të dokumentuara.
Nga KShZ-ja gjithashtu theksojnë se vëzhguesit, e akredituar gjatë zbatimit të procedurës për Referendumin, nuk duhet që të ndikojnë në çfarëdo mënyre në ditën e votimit në referendum, as në procedurën e numërimit të votave nuk duhet që të mbajnë simbole partiake, as t’u japin udhëzime votuesve, organeve zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar dhe nëpunësve personalë të autorizuar dhe as të ndikojnë në punën dhe në vendimet e organeve zgjedhore.
