Thaçi: T’i themi “po” inkuadrimit në vlerat perëndimore

27.09.2018 21:11

Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbrëmë tubim në Çellopek të komunës së Bërvenicës.....

Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbrëmë tubim në Çellopek të komunës së Bërvenicës. Në fjalimin e tij, kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, vlerësoi se “e kemi jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke dhënë kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, duke bërë thirrje që me 30 shtator të dilet dhe masovikisht të votohet PËR NATO dhe BE”.

“Ne kemi edhe një fat prej zotit që na e mundësoi  që nëpërmjet votes ta demonstrojmë orientimin tonë PRO NATO-së, Unionit Evropian dhe SHBA-ve.  Beteja nuk është e leht, nuk është ndonjë luftë e interesave të vogla, por është një përplasje e vërtetë e madhe, gjeostrategjike mes Rusis dhe NATO-s. Ne kemi punën tonë, puna jonë është që të gjithë sbashku në mënyrë shumë të organizuar dalim të votojmë dhe të japim sinjalin përfundimtar. Pika e moralit të vërtetë që e dallon PDSH-n prej partive tjera është se ne e themi të vërtetën edhe atëher kur dhemb shumë, dhe kjo është e vërteta e tanishme që u dhemb shumë të tjerëve të cilët nuk duan ta shohin rezultatin fantastic më 30 shtatorë PËR antarsimin e këtij vendi në NATO dhe BE"  - tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.