Kanadaja ia mori shtetësinë e nderit Aung San Su Çi
Deputetët në Parlamentin e Kanadasë mbrëmë njëzëri e mbështetën rezolutën për marrjen e shtetësisë kanadeze të nderit të lideres nga Mianmarit...

Deputetët në Parlamentin e Kanadasë mbrëmë njëzëri e mbështetën rezolutën për marrjen e shtetësisë kanadeze të nderit të lideres nga Mianmarit, Aung San Su Çi, për shkak të "refuzimit të saj për ta dënuar gjenocidin" ndaj pjesëtarëve të pakicës myslimane, rohinxhëve.
Su Çi mori shtetësi nderi të Kanadasë me vendimin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit kanadez, në kohën kur si lidere opozitare ishte në burg në Mianmar.
"Qeveria jonë e mbështet këtë rezolutë, si përgjigje e refuzimit të përhershëm të Aung San Su Çi për ta dënuar gjenocidin ndaj rohinxhëve, të kryer nga ana e Armatës me të cilën ajo e ndan pushtetin", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kanadeze të Punëve të Jashtme, Adam Osti.
Përveç Su Çi, shtetësi kanadeze të nderit kanë marrë edhe Nelson Mandela, Dalaj Lama dhe Malala Jusafazi./mia
