Botë

Agjencia e KB-së për refugjatët palestinez siguroi 118 milionë dollarë

28.09.2018 09:51

Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRWA) siguroi 118 milionë dollarë që të menaxhojë me krizën e shkaktuar...

Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRWA) siguroi 118 milionë dollarë që të menaxhojë me krizën e shkaktuar nga tërheqja e tërësishme e sponsorit të saj më të madh SHBA-së, deklaroi ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi.

Mjetet të cilat ishin premtuar, e zvogëlojnë deficitin e agjencisë prej 186 në 68 milionë dollarë, deklaroi Pjer Kreenbul, shef i shërbimit.

Në mesin e vendeve të cilat kishin premtuar më së shumti ndihmë financiare janë Kuvajti, Bashkimi Evropian, Gjermania, Irlanda dhe Norvegjia. Franca premtoi se në vitin e ardhshëm do të përfshihet në fushatën për ndihmë financiare.

Pasi SHBA-ja vitin e kaluar dha 365 milionë dollarë për agjencinë, Uashingtoni, si pjesë e ndryshimit të politikës së vet ndaj palestinezëve, fillimisht në mënyrë drastike i zvogëloi mjetet, ndërsa pastaj vendosi që ta ndërpresë financimin me argument se Agjencia ka anuar gjatë punës së saj.