Botë
Londra e identifikon edhe agjentin e tre rus të dyshuar për helmim të Skripalit
28.09.2018 10:12
Shërbimet britanike të inteligjencës identifikuan edhe një agjent të tretë rus...

Shërbimet britanike të inteligjencës identifikuan edhe një agjent të tretë rus, i cili akuzohet për implikim në helmimin e agjentit Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julija.
Sipas gazetës "Dejli telegraf", agjenti i tretë është dërguar që ta shikojë qytetin Solsberi, ku ka jetuar Skripal dhe ky ka qenë paraardhësi i dy agjentëve që kanë udhëtuar në mars dhe e kanë kryer helmimin.
Inteligjenca britanike ende punon në zbulimin e identitetit të saktë të këtij njeriu.
