Botë
Aeroplani ndahet në dysh, dy të vdekur
28.09.2018 10:55
Dy persona kanë humbur jetën, kur aeroplani u përplas në pistën...

Dy persona kanë humbur jetën, kur aeroplani u përplas në pistën e Aeroportit “Greenville”, në Karolinën e Jugut.
Aeroplani është ndarë në dy pjesë pas aterrimit në pistë, ndërsa në aeroplan ishin katër persona, dy persona nga ekuipazhi dhe dy pasagjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të lënduarve nga aeroplani.
