Maqedoni
Në korrik 29 mijë pacient nuk kanë shfrytëzuar terminin
10.08.2014 17:50
Njëzet e nëntë mijë paciantë në muajin korrik nuk e kanë shfrytëzuar terminin e paracaktuar në institucionet shëndetësore.
Këtë e bëri të ditur Millan Arizankoski, projekt menaxher i Sistemit kombëtar për caktimin e kontrolleve "Termini im", sipas të cilit poashtu gjysma e pacientëve, kanë hyrë 15 deri në 20 minuta më herët se termini i caktuar, ndërsa të tjerët me vonesë mesatarisht prej nëntë minutash.

"Në këtë mënyrë dëmtohet koncepti i funksionimit të sistemit kombëtar për evidencë elektronike dhe pa nevojë krijohet listë joreale e pritjes, për këtë shkak në mënyrë thelbësore është me rëndësi të respektohet koha e mjekut dhe e pacientëve tjerë, por edhe mjekët ta respektojnë kohën e pacientëve", tha Arizankoski.
Ai njëherit apeloi deri te pacientët që nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë në kontrollin e caktuar, terminin ta anulojnë në numrin e telefonit 15- 444 ose me dërgimin e porosisë në numrin 144- 194, ose nëpërmjet mjekëve amë.