Ciklone mbi Jon dhe Egje: “Ksenofon” dhe “Zorbas” përplasen mbi Greqi
Një masë ciklonike është formuar mbi detin Jon dhe I është drejtuar Greqisë. Cikloni i parë “ “Ksenofon”, i shoqërohet me erëra të fuqishme e dallgë që shkojnë deri në 10 ballë

Një masë ciklonike është formuar mbi detin Jon dhe I është drejtuar Greqisë. Cikloni i parë “ “Ksenofon”, i shoqërohet me erëra të fuqishme e dallgë që shkojnë deri në 10 ballë, shkaktuoi probleme sidomos në transportin detar.
Meteorologët përgatiten edhe për një ciklon të ri që e kanë quajtur Zorbas. Emergjenca civile ka pranuar 342 thirje për ndihmë në 24 orët e fundit.
Shkollat janë mbyllur dhe ndalohet rreptësisht dalja në rrugë e fëmijëve të pashoqëruar. Në shumë porte të Greqisë është ndaluar lundrimi. Era e fuqishme rrëzoi në Janinë minaren e një xhamie që datonte që nga shekulli i 14.
Mbrojtja Civile ka njoftuar të gjithë organizmat shtetërore, bashkitë dhe prefekturat e vendit, të jenë në gjendje gatishmërie për të përballuar fenomenet e tejskajshme natyrore.Gjithashtu janë këshilluar qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të marrin masa nga rreziqet që rrjedhin prej këtyre fenomeneve.
Cikloni pritet të godasë edhe Turqinë pasi paraprakisht kaloi mbi Itali.
