Maqedoni

Han, plan ambicioz për skriningun

28.09.2018 16:27

Delagacioni i Maqedonisë mbyll takimin dyditor në Bruksel, i cili shënon fillimin e procesit të skriningut këshillues...

Gjatë punës së grupit punues, u prezantua analiza e Kapitullit 23, i cili ngërthen gjyqësorin dhe të drejtat fondamentale për Republikën e Maqedonisë dhe është hartuar plani për detyrat që duhet të kryhen deri në shtator të vitit 2019.

“Kjo javë shënoi takimin e parë nga një varg takimesh që do të kemi me qëllim që të këmbejmë mendime me kolegët tanë për ligjet evropiane të cilat duhet të miratohen në legjislacionin e vendeve kandidate. Porosia ime kryesore deri te delegacioni dhe qytetarët është se punimet filluan. Perspektiva e BE-së do të materializohet, por kjo nënkupton shumë punë dhe shumë detyra shtëpie në periudhën që vjen. Është e qartë se theksi është në sundimin e ligjit, që është posaçërisht e rëndësishme. Kemi vënë plan ambicioz nga tani deri në shtatorin e ardhshëm, më konkretisht, të shqyrtojnë 160.000 faqe nga ligjet evropiane”,- tha komisioneri për zgjerim, Johanes Han.