Agjencia për akreditim, akredohen pesë institucione shëndetësore
Klinika e Endokrinologjisë, Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, Klinika e Nefrologjisë....

Klinika e Endokrinologjisë, Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, Klinika e Nefrologjisë, Instituti për Sëmundje të Mushkërive në Kozle dhe Spitali i Përgjithshëm i Ohrit, sot u pajisen me certifikatën për akreditim.
Akreditimi i institucioneve shëndetësore ka për qëllim avancimin e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore, thekson drejtori i Agjencisë për Akreditim, Ante Popovski, sipas të cilit, përmes akreditimit në të gjitha institucionet shëndetësore do të ketë cilësi të njëjtë shërbimesh.
“Ajo që u bë muajt e kaluar ishte cikël në të cilin u investua shumë mund, punë, duke e ditur faktin se sa shumë i vlefshëm është çdo angazhim i punonjësve shëndetësor, në kushte kur në disa institucione kemi shërbime të pamjaftueshme. Janë bërë edhe investime konkrete që nënkuptojnë se koncepti për cilësi veç më po kuptohet”,- tha drejtori i Agjencisë për Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, Ante Popovski.
Po punohet edhe në vërtetimin e listës së shërbimeve që do t’i japin institucionet shëndetësore në përputhje me numrin e specialistëve dhe ekspertizën e tyre. Me këtë pritet që të shkurtohet pritja e pacientëve për të marrë shërbime shëndetësore dhe lehtësim i punës së ndihmës së shpejtë. (Flutura Latifi, TVM2)
