Dita Botërore e Shurdhmemecëve, Stojanovski: Shurdhmemecët të diskriminuar

28.09.2018 17:22

Personat shurdhmemec në vend çdo ditë ballafaqohem me pamundësinë për komunikim....

Personat shurdhmemec në vend çdo ditë ballafaqohem me pamundësinë për komunikim.

Si rrjedhojë ata janë të diskriminuar për punësim, nuk kanë stazh të benificuar, ndërsa fëmijët e kësaj kategorie janë të diskriminuar në kopshte dhe në shkolla, ku nuk ka defektolog të mjaftueshëm.

Kjo u theksua nga kryetari i shoqatës së shurdhmemecëve, Tomica Stojanovski, në shënimin e Ditës Botërore të Shurdhmemeceve.

“Me shurdhmemecët kontaktoj gjithë jetën dhe problemi më i madh është komunikimi dhe pikërisht për këtë duhet të punohet më shumë në mësimin e gjuhës së shenjave. Komunikimi është barriera themelore e cila duhet të tejkalohet përmes sigurimit të më shumë mësuesve të gjuhës së shenjave. Po ashtu duhet të punohet në socializimin e fëmijëve shurdh në kopshte, ku do të punojnë defektologë me qëllim që të kenë njohuri elementare dhe në klasë të parë të jenë në një nivel me fëmijët të cilët dëgjojnë”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së shurdhmemecëve, Tomica Stojanovski.

Në Maqedoni ekzistojnë rreth 6 mijë persona shurdhmemecë. Shoqata e shurdhmemecëve në vend njëherit shënoi edhe 70 vjetorin e ekzistimit. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)