Universiteti i Tetovës, seminari i XII i albanologjisë
Për të 12 herë me radhë, në universitet e Tetovës mbahet Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë....

Për të 12 herë me radhë, në universitet e Tetovës mbahet Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë me temë “Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”. Sipas organizatorëve, në seminar marrin pjesë rreth 100 shkencëtarë nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova.
“Ky seminar i paraprin fillimit të vitit akademik 2018-2019 dhe ky seminar organizohet në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut, të kryeheroit të kombit tonë. Përmes sesioneve të veçanta, Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë do të trajtojë problematikat e ndryshme e të shumëllojshme nga lëmit e gjuhësisë, letërsisë, historisë, etnokulturës dhe ngritjes së shqiptarëve”,- tha prorektori, Reshat Qaili.
“Fatkeqësisht, historia shqiptare është më shumë histori lufte se sa histori kulture dhe idesh”,- tha profesori universitar, Salajdin Saliu.
Në këtë seminar u promovua edhe "Fjalori i Etimologjik i Gjuhës Shqipe" nga akademiku i ndjerë, Kolce Topalli. (Visari Sadiki, TVM2)
