Meta: Shqipëria, përkrahje OKB-së në kapërcimin e sfidave

28.09.2018 18:54

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mbajti fjalim në sesionin e 73 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.....

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mbajti fjalim në sesionin e 73 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Meta me këtë rast theksoi se Shqipëria vazhdon ta shoh OKB-në si një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar.

“OKB-ja u krijua me anë të një sërë përpjekjesh të vullneteve sovrane, të cilat kanë prodhuar një trup rregullash të kodifikuara dhe praktikash të mira si zgjidhje e përbashkët për problemet e përbashkëta. OKB-ja as nuk ka një jetë të sajën, jashtë vullnetit të anëtarëve të saj, as nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve që ndodhin. OKB-ja është rritur ndërsa bota jonë është bërë gjithnjë e më shumë globale. Demokracia, siguria, çështjet ekonomike, zhvillimet teknologjike dhe World Wide Web, çështjet mjedisore dhe shumë të tjera, janë gjithnjë e më shumë të pranishme në agjendën e OKB-së, ashtu siç dominojnë edhe në politikat tona të brendshme”,- deklaroi kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta.

Shqipëria ndan dhe mban përgjegjësinë e saj për të qenë aktive në këtë debat, duke i shtuar e dhënë rëndësi pjesës sonë të rruzullit, theksoi presidenti Meta, i cili shprehu mbështetje për vizionin e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për reforma dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. (Leunora Kaliqi, TVM2)