Maqedoni
MPB regjistron katër incidente gjatë votimit, apelon në përmbajtje nga prishja e rendit publik dhe qetësisë
30.09.2018 13:33
Nga hapja e vendvotimeve deri tani janë regjistruar gjithsej katër incidente, ka bërë të ditur zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski....

Siç ka thënë në pres konferencë, në vendvotimin në SHF "Llazo Angellovski" në Aerodrom K.Zh (22) ka ofenduar qytetarët dhe fizikisht ka sulmuar nëpunës policor me çka është dërguar në stacion policor.
"Një burrë tetëdhjetë vjeçar nga Zubovca e Gostivarit ka lajmëruar se është ofenduar lidhur me referendumin nga 64 vjeçarja S.M. Ajo është ftuar në stacion policor dhe punohet në zbardhjen e rastit. Në Strugë është lajmëruar fotografim me telefon celular nga ballkoni i ndërtesës afër vendvotimit në SHF 'Vëllezërit Milladinov' në rrugën 'Jovan Stefanovski- Rile'. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe personat janë dërguar në stacion policor", ka thënë Angellovski.
Sipas tij, incidenti i katërt është në vendvotimin në SHF "Vançe Përqe" në Shtip. B.O., ka lajmëruar se gjatë dorëzimit të ushqimit në këshillin zgjedhor është fotografuar dhe ofenduar nga E.S. Ky i fundit është në stacion policor dhe punohet në zbardhjen e rastit.
"I ftoj qytetarët të respektojnë ligjet dhe të përmbahen nga çfarëdo prishje e rendit publik dhe qetësisë dhe fshehtësisë në votim. Çdo sjellje në kundërshtim me ligjet, MPB nuk do të tolerojë me qëllim të sigurojë votim të papenguar dhe të qetë,", ka apeluar Angellovski./Mia
