Maqedoni

Procesi i votimit fillon me kohë dhe pa probleme

30.09.2018 13:57

Në të tria komunat e rajonit të Kumanovës, Kumanovë, Likovë e Nagoriç i Vjetër, në orën 7:00 janë hapur të gjitha vendvotimet.....

Në komunën e Kumanovës, në gjithsej 167 vendvotime, të drejtën e tyre demokratike për të votuar pritet ta shfrytëzojnë 92.500 qytetarë vote, ndërkaq në komunën e Likovës në 36 vendvotime gjatë ditës së sotme munden të votojnë 25.200 qytetarë. 
 
Në komunën e Nagoriçit të Vjetër me gjithsej 3.363 votues të regjistruar, procesi i votimit do të mund të realizohet në 38 vendvotime. Sipas informacioneve të para deri në orën 9:00 në komunën e Kumanovës në votime kanë dalë rreth 3.17  për qind e trupit votues apo gjithsej 2.902 qytetarë, kurse në komunën e Likovës deri në orën 9:00 kanë votuar 1.478 votues apo rreth 7 për qind e trupit votues, kurse dalje më e vogël është në Nagoriç, ku kanë votuar 30 qytetarë apo 0.89 për qind. Ekipi ynë sapo u kthye nga Likova prej nga sjellim deklaratat në vazhdim. Si zakonisht fluks më i madh i daljes së votuesve pritet nga mesdita dhe orët e pasdites.
 
FATLUMI AQIFI