Maqedoni

Incident i armatosur në Shkup, dy të vdekur dhe i treti lufton për jetë

29.09.2018 16:24

Nga vrasja e mbrëmshme që tronditi shkupin, me rafale dhe krisma afër ndërtësës se PSP kanë mbetur të vdekur dy persona ndërsa I treti është operuar dhe lufton për jetë....

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ruzveltova në qendër të Shkupit, ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysëm-automatike, kallashnikov, drejt veturës “Seat altea”. Pas të shtënave, automjeti i sulmuar ka humbur kontrollin, dhe është përplasur me një mjet tjetër kurse sulmuesit kanë ikur. 
 
Me urdhër të prokurorisë publike, trupat e dy personave të vdekur janë dorëzuar për autopsi ndërsa automjetit me te cilin ishin transportuar  personat e sulumuar do ti bëhet ekspertizë. Do tu bëhet ekspertizë edhe gëzhojave të cilat janë gjetur së bashku me gjurmët e gjakut rroveve dhe dëshmive tjera. Policia ka ndërmarrë masa për ta ndriçimin e  ngjarjes së përgjakshme.
 
SEDAT SELIMI