Maqedoni

Votojnë të sëmurit dhe diaspora, Guguçevska: Votimi zhvillohet pa pengesa

29.09.2018 16:39

Në prag të referendumit të nesërm, sot të drejtën për votim e kanë zhfryzëuar personat e sëmurë dhe me probleme shëndetësore...

Në prag të referendumit të nesërm, sot të drejtën për votim e kanë zhfryzëuar personat e sëmurë dhe me probleme shëndetësore, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, si dhe shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.
 
Nga KZHS-së njoftuan se të gjitha vendivotimet janë hapur në kohë dhe se votimi ka rrjedhur pa pengesa. 
 
“Të burgosurit votojnë dhe fletvotimet e tyre i vendosin në zarfe, ato zarfe pastaj barten nëpër Komunat nga ku vijnë votuesit”, tha anëtare e Këshillit Zgjedhor.
 
Deri në KSHZ janë dorëzuar 10 aneksa për votues të cilat janë paraqitur si të sëmurë apo të pamundur, ku 8 prej tyre janë pranuar kurse 2 nga ankesat janë refuzuar, theksoi zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska.
 
“Janë refuzuar për shkak se njërit votues i është anuluar vendbanimi nga ana e MBP-së, kurse tjetri i cili gjithashtu ka parashturar ankesë, nuk ka pasur dokumentcion valid për identifikim dhe për këtë arsyje nuk ka figuruar as në listën zgjedhore”, tha Ljupka Guguçevska, zëdhënëse e KZHS-së.
 
Ndërkohë votimi jashtë vendit është duke u realizuar në 33 përfaqësi konsullore-diplomatike të Maqedonisë. Lidhur me skandalin e incizimit të votuesve gjatë votimit në Melburn të Australisë, nga KZHS theskuan se personat që janë dërguar në përfaqësitë konsullare janë përgjegjës vetëm për godinën brenda ku zhvillohet votimi.
 
“Personat të cilët janë dërguar nga ana e Maqedonisë të zbatojnë procesin e votimit në diasporë si dhe të punësuarit në Ministrinë e punëve të jashtme të cilat veçmë janë në vendvotimet jasht vendit, kanë përgjegjësi si anëtarë të këshillave zgjedhor vetëm për vendin brenda ku zhvillohet votimi”, tha Guguçevska.
 
Ngjarja u dënua edhe nga MPJ. Nga atje njoftuan se institucionet në Australi tashmë janë njoftuar me rastin kurse në afat sa më të shpejtë do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për sanksionim të aktorëve. 
 
“Ministria e Punëve të Jashtme e dënon ashpër publikimin e incizimeve në mediat sociale, si dhe ofendimet ndaj shtetasve të Maqedonisë në Australi, të cilët kanë vendosur të dalin dhe të votojnë në referendum. Kjo paraqet shkelje e të drejtës demokratike për votim, por edhe ndikim në procesin e referendumit, si dhe shkelje e privatësisë në kohën e votimit. Çdo përpjekje për ndikim dhe trysni ndaj votuesve në ditën e votimit të referendumit është e papranueshme”, thuhet në kumtesën e MPJ-së,
 
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel qytetarëve që gjatë ditës së nesërme t’i respektojnë ligjet, të distancohen nga prishja e rendit dhe e qetësisë dhe çfarëdo lloj prishje të fshehtësisë së votimit, siç është fotografimi apo xhirimi.
 
“Çdo sjellje në kundërshtim me ligjet, Ministria e Brendshme nuk do ta tolerojë dhe do të veprojë në përputhje me ligjet. Ministria e Brendshme do të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme që të dielën më 30 shtator qytetarët në mënyrë të qetë dhe pa pengesa ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për deklarimin e lirë të vullnetit të tyre qytetar”, thuhet në apelin e MPB-së.
 
Në 69 prej 80 komunave të paraqitur për votim sot, të drejtën e tyre për të votuar do ta shfrytëzojnë 1.859 të sëmurë dhe persona me probleme shëndetësore.
 
ZEKIRJA MEXHITI