Maqedoni

Proteston Vetvendosje, Kurti akuzon Thaçin për idenë e korigjimit të kufijve

29.09.2018 17:03

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur qetë protestën që u organizua kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e tij për korrigjimin e kufijve...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë fjalimi të tij ka adresuar akuza të rënda ndaj pushtetit, konkretisht ndaj presidentit Thaçi, për bashkëpunim me Serbinë dhe negocimi që po bëhet me territorin e Kosovës.
 
“Në Kosovë ligj ka por drejtësi nuk ka, shkolla ka po nuk ka arsim, spitale ka por nuk ka shëndetësi… Republika është në rrezik, ne jemi këtu në shesh sepse ata atje nuk duhet të jenë në pushtet.  “Edhe korrigjim edhe dhimbje nuk ka. Presidenti po mundohet ti mbaj dy kungull nën një sqetull por kjo do të thotë se ai e ka edhe një kungull të tretë mbi qafë. Kjo është protestë e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë, nuk është protestë e inateve”, tha Albin Kurti.
 
Protesta e cila u përkah edhe nga deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli si dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, ka përfudnuar e qetë dhe pa incidente.