Maqedoni

KSHZ: Dalje e zbehtë në diasporë për referendum

29.09.2018 20:38

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi numrin e plotë të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi numrin e plotë të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, dhe në 33 vend votime nëpër përfaqësitë diplomatike-konsullore 2694 votues të cilët janë paraqitur për të votuar në referendum dhe janë pranuar nga KSHZ-ja kishin mundësi të realizojnë të drejtën e tyre të votes. Nga KSHZ-ja thonë se ende janë hapur gjashtë vendvotime në ShBA, Kanada dhe në Londër ku votimi do të zgjas deri në ora 19:00 sipas orës së tyre.
 
“Deri në ora 17:00 numri i daljes në votime jashtë vendit 985 votues, gjegjësish 36.56%”. Vlenë të përmendim se në këtë dalje për shkak të zonës kohore, nuk janë përfshirë pesë vendvotime në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada" , thonë nga KSHZ.
 
Në 13 entet ndëshkimore-përmirësuese, sipas KSHZ-së, të drejte vote kanë pasur 1558 votues është mbyllur, ndërsa votimi ka qenë pa probleme kurse deri në orën 19:00 votuan 1008 votues, gjegjësisht 64.69% e të regjistruarve. Sipas KSHZ-së në shtëpi, të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar personat e sëmurë, të paaftëve si dhe personave në burgim shtëpiak ku nga 1851 qytetarë të regjistruar të drejtën e votës e kanë realizuar gjithsej 1520 votues.