Maqedoni
Referendumi 2018, po votohet edhe në Manastir
30.09.2018 14:35
Në qytetin e Manastirit të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe votimi për referendum po vijon në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë problem....

“Sipas informatave nga terreni, të gjitha 170 vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të japin informata për numrin e daljes se votuesve në çdo dy orë”,- deklaroi kryetari i Komisionit, Gjuro Iliç.
“Deri tani gjithçka ka kaluar në atmosferë të qetë. Në këtë vendvotim ka 714 votues nga të cilët deri në orën 10 e 20 minuta kanë dalë 60 persona”,- tha një qytetare.
“Nga gjithsej 682 persona të cilët janë në listën zgjedhore, deri në orën 10 të drejtën e tyre për votim e kanë shfrytëzuar 39 persona, apo 5%. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nuk kemi numër të saktë të daljes, mirëpo dalja është më e vogël”,- tha një qytetar.
Në komunën e Manastirit, sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kanë 82.131 qytetarë, ndërsa votohet në 170 vendvotime. Gjatë ditës së djeshme kanë votuar 26 persona të sëmurë, 71 të burgosur dhe 6 persona në shtëpitë konsulare.
GAZMEND KURTISHI
