Maqedoni

Liberalizimi i tregut energjitik, qytetarët: Konkurenca ul çmimin e energjisë

29.09.2018 12:50

Qytetarët mirëpresin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, pasi sipas tyre me këtë do të përfundojë monopoli shumëvjeçar, sa i përket tregut energjitik....

Të anketuar nga TVM2, ata thonë që vet fakti që do të ketë më shumë kompani të cilët do të jenë në treg, do të ketë konkurencë më të madhe dhe çmimet do të bien. Por ka edhe prej tyre që shprehen skeptik, dhe thonë se përsëri qytetarët do të jenë ata që do të humbin më shumë.
 
“Duhet me qenë mirë, për mendimin tim, duhet me qenë mirë liberalizimi I tregut të energjisë elektrike. Duhet me pasur më shumë kompani, se vetëm me një kompani apo dy nuk bën, duhet të ketë më shumë kompani që të lirohet çmimi i rrymës. Konkurenca më e madhe do të jetë edhe do të jetë më lirë”...
 
“Mendoj që duhet të kaloj kohë dhe të shihet, kështu prej përpara të them se a do të jetë më mirë apo më keq. Por mendoj që përsëri qytetarët do të mbeten me “duar të shkurtëra”....
 
“Duhet të ketë liberaëlizim të tregut, e jo siç ka qenë deri tani një kompani të jetë në treg dhe ajo të bëhet monopol. Ne paguajmë çmim më të lartë të rrymës”, thanë qytetarët e anketuar.   
 
Libertalizimi i tregut do të fillojë nga marsi i vitit të ardhshëm. Qytetarët vet do të mund të përcaktojnë se prej cilit furnizueës do të furnizohen me rrymë. Ata  që nuk do të përcaktohen, do të shfrytëzojnë energjinë elektrike nga furnizuesi universal. Tenderi për furnizuesin univerzal është shpallur dhe në të do të mund të konkurojnë 25 kompani të licencuara. Furnizuesi universal do të vazhdoj të marr rrymë nga ELEM, për pesë vitet e para.  
 
Komisioni rregullator, edhe më tej do ta përcaktoj çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, pas 5 viteve, faturat e energjisë elektrike do të varen nga çmimi i energjisë elektrike në berzat botërore. Për momentin, ELEM, e cila është kompamni shtetërore në Maqedoni e shet rrymën me çmime më të ulëta se sa ato që qarkullojnë nëpër berza.
 
ERSAN PAJAZITI