Maqedoni

Alternativat për mënyrën e ngrohjes, qytetarët me mendime të ndara

29.09.2018 13:26

Me fillimin e sezonit të ngrohjes, fillojnë edhe kokëdhimbjet e qytetarëve duke bërë përllogaritjet se me cka do të ngrohen këtë dimër....

Këtu sigurisht vëmendja më tepër përqëndrohet tek ekonomia familjare, për ate se cila mënyrë e ngrohjes është me e lire dhe më e shëndetshme. Qytetarët e anketuar nga TVM2 kishin mendime ndryshe se a do të praktikojnë drurin si lëndë djegëse apo energjinë elektrike.
 
Disa  nga të anketuarit thane se veç më kanë bërë përzgjedhjen e alternatives për tu ngrohur, edhe psee shtrenjtë, do të ngrohen me energji elektrike. Sipas tyre ngrohja me rrymë është punë e pastër, nuk kërkon punë, për dallim nga drunjët të cilët kanë angazhim më të madh, duke filluar blerja, coptimi si dhe vendi ku të njejtit do ti vendosin. Por ka edhe qytetar të cilët duan që të nxehen me dru por nuk kan oxhak në ndërtesën ku jetojnë he ata janë të detyruar të ngrohem me rrymë. 
   
"Këtë dimër do të nxehemi me rrymë  me termo. Nese termon e shfrytëzon ashtu si duhet  nuk do të harxhosh shumë rrymë dhe ne rymë paguajmë gjatë dimrit për cdo muaj rreth 6000 mijë denar. Me dru nuk mundem në një cfar mënyre do të jem shërbëtor I drunjëve sepse ke më shumë punë"...
 
"Me rrymë. Jetoj në ndërtësë në 5 kat më konvenon më shumë. Por kur ta planafikosh janë të njejta të barabarta si me rymë si me dru. Drunjët duhet ti coptosh ti a I gjen si duhet apo jo. Ryma në një çfar mëlnyre më e sigurtë", thanë qytetarët e anketuar.
 
Derisa shumica prej familjeve  kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e alternatives për lëndën djegëse për ngrohje, TVM2 rastisi të anketojë  edhe një qytetar i cili nuk mund të shfrytëzojë drurin për tu ngrohur, sepse renovimet që kanë bërë fiqinjët kanë zënë oxhakun ose e kanë prishur ate andaj janë të detyruar të ngrohen me energji elektrike.  
 
"Këtu asnjë oxhak nuk po punon patjetër e kemi me rymë të nxehemi. E prish oxhakin e bënë aty sallonin edhe ne posht qe jemi nuk mundë të ndezim zjar kur nuk ka oxhak deri lartë. Dikund i kanë zënë"...
 
"Unë në kombinim jam edhe me dru edhe me rrym. Kamë nevojë ashtu sepse kam dy hapsira për ti nxehur. Por gjithashtu edhe për tu nxehur nvaret se sa antar jeni në shtepi"....
 
"Me dru kismet. Çdo vjet me dru edhe ketë vit me dru", thanë qytetarët e anketuar.
 
Shitësit e drunjëve thonë se këtë vit çmimi për një meter kub dru varon nga 2800 deri më 3200 denarë.
 
REJHANE BUSHI METAJ