Maqedoni

Votimi, 700 vëzhgues të akredituar ndjekin procesin

29.09.2018 12:09

Rreth 700 vëzhgues do të ndjekin procesin e votimit të dielën....

Pjesa më e madhe e tyre, apo saktësisht 383 vëzhgues, do të jenë nga më shumë organizata joqeveritare nga vendi. Civil ka akredituar 282 vëzhgues,  OJQ Most 12 vëzhgues,  shoqata për iniciativa qytetare EDULSJ 3 vëzhgues, qëndra nacionale e romëve nga Kumanova, 46 vëzhgues, dhe 40 vëzhgues janë akredituar nga qendra për promovim dhe zhvillim të shoqërisë gjithëpërfshirëse “ Inkluziva”. 
 
Janë akredituar gjithashtu 286 vëzhgues të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve nga misioni i OSBE-ODIHR që do të vëzhgojë procesin me 188 vëzhgues  dhe 28 përkthyes, misioni i OSBE-së me 12 vëzhgues dhe 8 përkthyes, KPKE me 7 vëzhgues, fondacioni ndërkombëtar për proces zgjedhor IFES -  3 vëzhgues, Ambasada Amerikane ka akredituar 35 vëzhgues dhe 47 përkthyes, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut -  9 vëzhgues, Ambasada e Shqipërisë , Francës dhe Hungarisë me nga 6 vëzhgues, ajo e Kosovës dhe Turqisë me nga  4 vëzhgues.
 
KSHZ ka miratuar kodeksin për vëzhguesit në të cilin përkujton se për vëzhgim korrekt, do të lejohen të vëzhgojnë procesin vetëm vëzhguesit e akredituar në kohë. Të njejtët nuk guxojnë të ndikojnë në votim  apo në numërimin e votave dhe nuk guxojnë të mbajnë simbole partiake.
 
SEDAT SELIMI