Maqedoni

Shkolla Liria organizoi manifestim poetik, "Ngritja e zërit të poetëve për paqë në mbarë globin"

29.09.2018 17:34

Në shkollën fillore Liria në Shkup, për të dytën her me radhë organizohet manifestmi poetik 100mije poetët e botës....

Ky manifestim në të njejtën ditë organizohet në shumë qendra në botë dhe ka për qëllim ngritjen e zërit të poetëve dhe artistëve dhe shkrimtarëve për paqë,lumturi,qetësi në mbarë globin. 
 
"Në bashkpunim me ABC poetike  PEGASI Albania dhe Shkolla fillore LIria mblodhi shum poet shkrimtarë dhe artist nga gjitha trojet shqipfolëse këtë vit që bëhet në Shkup sivjet nën mikpritjen e shkollës fillore Liria . Përpos asaj ai tha se kemi edhe ekspozitë të piktorit të mirënjohur Afrim Shatku dhe paraqiten shkrimtarët dhe poetët me punimet e tyre", tha Nuri Rexhepi, koordinator i manifestimit.
 
Aktiviteti tjetër i cili u organizua në kuadër të këtij manifestimi  është edhe ekspozita e  Afrim Shatkut. Ai  shprehet i kënaqur me punën  e tij të cilën siç thotë e bën me pasion edhe pse me profesion është arkitekt. 
 
"Këto që i shifni ktu janë një kolazh i vogël prej vinjetave që më ishin grumbullu në shtëpi shumë e zdisha ku ti ruj e si ti ruj po vinjeta është shum e vogël nuk ja vlen as tja dhurosh dikuj e mu më ra nji ide që secilën në vet eta ngjesi në një letër më të madhe dhe të përpilo pikturën komlete normal tu u bazu në përmbjatjen e asaj të voglës të formoj diqka të re.Tematikat ktu janë apstrahim me realitetin pra e apstrahoj realitetin pra e realta është pjesa që e tregon portretin ajo pjesa tjetër është asptrakte i kam ndërlidh apstrakten me të realten", tha Afrim Shatku, piktor.
 
Në këtë manifestim me poezitë e tyre u prezentuan edhe shumë poetë nga vendi, kosova dhe Shqipëria.
 
ARDITA RAMADANI