Ekonomi

Kreditimi për vetpunësim jep rezultate

10.08.2014 18:03

Viteve të fundit interesimi i shqiptarëve për të shfrytëzuar masat e vetëpunësimit me kreditim është shtuar...

Viteve të fundit interesimi i shqiptarëve për të shfrytëzuar masat e vetëpunësimit me kreditim është shtuar.  
 
Industria e ushqimit, bujqësia, ndërtimtaria, janë disa prej sektorëve ku kanë aplikuar dhe sot, falw kwtij kreditimi, ata kanë bizneset e tyre private.  
 
Intersimi i shtuar ka shtyrë Agjencin për Punësim të bëj shpallje publike edhe gjatë muajit gusht dhe atë për katër lloj masash aktive.
 
“Kemi masën aktive të vetëpunësimit me kreditim për personat e pa punë, këtu i kemi të përfshira të gjitha kategoritë e  personave. Këtë radhë kemi vënë risi ku mund të parashihet edhe me një dite evidencë , në evidencën tonë të pa punë, ka të drejtë të bën aplikim një ditë para se të bëhet  shpallja publike . Masa e dytë ka të bën me vetëpunësimin me kreditim njejtë për personat e ri deri në moshën 29 vjecare.  Masa e tretë …ka të bëjw me subjektet juridike të mëdha apo të vogla që do bëjnë punësim të ri. Shpallja e katërt publike ka të bën me vetëpunësimin me kreditim për subjektet e vogla dhe të mesme që do të punësojnë persona të rinj deri në moshen 29 vjecare të cilët e kanë të patjetërsueshme të jenë në evidencën tonë të pa punëve, “ thotë Abdusamed Shabani- Zv drejtori i Agjencisë për punësim.
Afati kohor për kthimin e mjeteve për pesonat fizik është tre vite me kamatë vjetore prej 1 përqind.
 
“Personave fizik do tu takojnë mjete në shumë prej  3 mijë euro dhe të njejtët janë të obliguar që në afat prej tre vitesh ti kthej ndërkohë personat juridik të cilët do të punësojnë tre ose më tepër persona,këtu afati i kthimit është më i gjatë”.shprehet më tej Shabani.  
 
Shpallja do të jetë e hapur deri më 22 gusht ndërkohë shpallje për vetpunësim do të ketë çdo muaj.
 
RINA TURKESHI-SAHITI