Maqedoni
KSHZ: Në referendum deri në orën 15 kanë dalë 334.075 votues
30.09.2018 16:44
Jehona në referendumin e sotëm deri në ora 15 arrin 22,56 ose në votim kanë dalë gjithsej 334,075....

Jehona në referendumin e sotëm deri në ora 15 arrin 22,56 ose në votim kanë dalë gjithsej 334,075 votues të regjistruar në Listën zgjedhore, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
"Dita zhvillohet në atmosferë të njëjtë sikur edhe deri më tani. Në këtë rast dua të shpreh falënderim deri te numri më i madh i qytetarëve për atmosferë demokratike, e cila sundon gjatë gjithë ditës së referendumit. Gjithashtu, dua t'i kritikoj të gjitha ata që janë përpjekur me disa incidente ta prishin imazhin e këtillë. Janë minorë si shifër", tha Derkoski.
Këto incidente, siç theksoi, me intervenim të shpejtë nga ana të gjithë organeve në këtë proces janë tejkaluar.
KSHZ-ja në formë të shkruar pasdite sërish janë drejtuar deri të të gjithë organet zgjedhore, KKZ-ja dhe këshillat zgjedhore me drejtim si të vazhdojnë me procesin deri në fund të ditës janë me qëllim, siç tha Derkoski, të zvogëlohen mundësitë për lëndim të së drejtës ose procedurës zgjedhore. Shkak për këtë, sipas tij, është parandalimi i ngjarjeve të padëshiruara, por, siç thotë, kjo është puna jonë.
Anëtarët e KSHZ-së gjatë ditës kanë shqyrtuar 26 ankesa nga qytetarët, të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e votës sepse nuk kanë qenë në Listën zgjedhore. Për 99 për qind të këtyre ankesave Komisioni ka marrë zgjidhje për refuzim të tyrin. Bëhet fjalë për qytetarë me validitet të skaduar të dokumenteve personale, ose për persona minorenë, të cilët kanë arritur moshën madhore në periudhën nga shpallja e referendumit deri në përfundim të verifikimit publik.
Mes komunave me pjesëmarrjen më të lartë deri në orën 15 në referendum janë Saraji - 36.57 për qind, Karposhi 32.05, Krusheva 28.87 për qind, Gjevgjelia 27.19 për qind, Dojrani 27.66, Haraçinë 26.77, Aerodromi 24.99 për qind, Berova 24 për qind, Bogdanci 24,09, Buteli 24,45, Dollneni 24,43, Koçani 23,82, Makedonski Brodi 23,39, Ohri 25,30, Prilepi 25,25, Strumica 24,11, Tetova 26, 18, Çairi 27,45 ...
Komunat me jehonë më të vogël janë Novosella 9,97 për qind, Ilindeni 10,49 për qind, Bosilova 11,44 për qind, Zërnovci 11,45 për qind.
KSHZ-ja edhe më tej është në mbledhje të vazhdueshme.
Konferenca e ardhshme për shtyp e KSHZ-së, në të cilën do të komunikohet jehona deri në 17 pritet të mbahet në ora 17:30 minuta./Mia
